Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ftuar kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni të udhëtojë drejt Kievit.
Këtë e ka bërë vetë të ditur Zelensky përmes një postimi në Facebook. Ai thotë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Melonin ku e ka uruar për detyrën e re.
Postimi i Volodymyr Zelensky-t:
Gjatë një bisede telefonike me Giorgia Melonin, e urova për detyrën e re si kryeministre e Italisë. Jam besimplotë se do të thellojmë më shumë bashkëpunimin tonë.
Ne biseduam për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO, si dhe situatën aktuale në vendin tonë. E ftova Giorgia Melonin që të vizitojë Ukrainën.