Bizneset e peshkut bllokojnë rrugën në Pashaliman: S’mund të punojmë me orar, po na dëmton

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Orikumit së bashku me bizneset të cilat veprojnë në zonën e Karaburunit dhe Pashalimanit kanë dalë këtë të hënën në protestë në hyrje të bazës ushtarake të Pashalimanit.

Arsyeja e protestës të banorëve por dhe firmave kryesisht të peshkut që ushtrojnë biznesin e tyre në Pashaliman është pasi në bazën ushtarake të Pashalimanit me urdhër nga Ministria e Mbrojtjes është vendosur një orar zyrtar.

Nga ora 8 deri në orën 15:00 të tilla biznese do të lejohen të hyjnë dhe të dalin nga baza e Pashalimanit ndërsa pas kësaj ore hyrja ndalohet.

Bizneset kryesisht të peshkut janë kundër këtij orari pasi për ta i tillë orar dëmton punën e tyre. Sipas tyre biznesi i peshkut nuk ka nevojë për orar, pasi puna e tyre nuk ka kohë.

Ndërkohë burime nga baza ushtarake e Pashalimanit thanë se baza ka oraret e veta të qarkullimit, sipas një rregulloreje e cila ka të përcaktuara edhe oraret e lëvizjes në të.

“Lejet për vizitorët që vizitojnë parkun e Orikut, si edhe për individët dhe subjeket private që ushtrojnë aktivitetin në zonën e Karaburunit jepen gjatë ditëve të javës. Në përiudhën e verës ( 1 Qershor-15 shtator) nga ora 08:00-20:00 dhe në periudhën e dimrit ( 16 shtator – 31 maj ) 08:00-17:00. Për rastet e vecanta kjo pasqyrohet në autorizimin e hyrjes”.- thuhet në rregulloren e bazës ushtarake

Zjarr Tv Ad