Gazetari Bledian Koka ka denoncuar në faqen e tij në facebook presionin që po u bëhet punonjësve të bzineseve në Shkodër për të marrë pjesë në takimin elektoral të kandidadatit të Bashës në këtë qytet.
Ai ka publikuar një mesazh të një qytetari shkodran, bashkëshortja e të cilit është në presion për bukën e gojës
Ja postimi i plotë:
Kur bën presion dhe “i biri i tetos!
Shoqata Brava është duke i bërë presion punëtoreve të fasonerive dhe callcenterve me heqje nga puna dhe ndërprerje pagesash në qoftë se nuk mblidhen sot në takimin qe ka kandidati Bushati, ktu në Shkoder”-me denoncon një qytetar në Shkodër, bashkëshortja e të cilit është në presion për bukën e gojës. Demokratë dhe qytetarë të Shkodrës. Refuzojeni sot të keqen, që nesër të mos ju marrë peng njeherë e përgjithmonë. Lulzim Basha nuk është asgjë tjeter veçse një vegël qorre e Edi Ramës që kandidon me “Shokun Xhemal”. Raportin me demokracinë e keni vetë në dorë, raportin me dinjitetin e keni vetë në dorë!
p.s…Të Dielen votoni si te doni, por bëjeni këte në respekt të dinjitetit tuaj, e jo në presionet e “të birit të tetos” Lul Bravës