Biznesi i vogël dhe ai i madh në protestë: Nesër ulim qepenat

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas një njoftimi të bërë ditën e sotme biznesi i vogël dhe ai i mesëm ditën e nesërme do të dalin  në një protestë.

Vendimi është marrë nga Shoqata e Biznesit të Vogël, e cila bën thirrje për uljen e qepenave nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Sipas biznesit të vogël 4 janë arsyet e protestës:

1-Rritja e pragut të TVSH-së për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm nga 2 mln lekë që është sot, në minimalisht 12 mln lekë.
2-Ulja e çmimit të energjisë elektrike të vlerës aktuale që është sot.
3-Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër
4-Ndalja e projektit korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale.

Biznesi i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protestë,ndërsa nuk harrojnë të mbështesin dhe kauzën legjitime të studentëve

Zjarr Tv Ad