Biznesi i vogël në Tepelenë po përjeton ditët e tij më të vështira.Mugesa e konsumatorit, migrimi drejt qendrave më të mëdha urbane apo largimi masiv i njerëzve jashtë vendit, ka lënë pas, pasoja negative tek biznesi.Ky i fundit është në kushtet e mbijetesës ndërkohë që politikat fiskale apo dhe politikat klienteliste të pushtetit karshi tyre, e kanë dëmtuar rëndë. Në kontakt me kryesuesin e listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu, përfaqësues të biznesit të vogël në qytetin e Tepelenës, nuk kanë ngurruar të prezantojnë gjendjen e mjerueshme që mbretorëon sot në këtë qytet.
Lule për hall-ka qenë ironia që ka përdorur pronari i dyqanit të luleve në Tepelenë me Prof.Dr. Tritan Shehun duke simbolizuar rjedhimisht situatën e zymtë dhe të pashpresë që po përjeton Tepelena në tetë vitet e fundit. Njerëzit blejnë vetëm lule për varreza-shprehet pronari i dyqanit të luleve. Zoti Shehu premton se qeveria e pas 25 prillit, do të përmbushë lehtësirat që kërkon biznesi i vogël duke krijuar rjedhimisht vende të reja pune.