Dy ditë më parë, gazetarja e politikës Esiona Konomi, trazoi qeverinë e sapobetuar të Edi Ramës tek Ilir Meta, duke ngritur disa pyetje rreth makinës luksoze që përdor Rama të paktën dy muajit e fundit. Pasi braktizi “Lincoln-in” e blinduar pwr tw cilin tha se ia kishte vwllai i tij Olsi Rama, Rama shkoi nw Presidencw pwr tw bwrw betimin me njw makinw luksoze ‘GMC’, prodhim amerikan.
Supermjeti tërhoqi jo pak vëmendjen e publikut. Menjëherë në rrjetet sociale filluan komentet dhe pyetjet për Kryeministrin që pak orë më vonë do t’u fliste Ministrave për Kodin e Etikës të Kryeministrisë dhe Ministrave.
Në rrjet nisën të dalin edhe çmimet herë 400 mijë euro, 500 mijë euro, 700 mijë euro dhe herë 70 mijë euro.
Gazetarja Esiona Konomi, i drejtoi qeverisw disa pyetje, lidhur me mjetin luksoz.
Disa orë më vonë erdhi përgjigja e zyrës së shtypit të kryeministrit Rama, e cila ‘sqaroi’ se makina nuk është blerë, por është në pronësi të një subjekti privat që shet e jep makina me qira.
Qeveria fshehu emirn e subjektit privat, kur është zhvilluar tenderi, pse është fshehur tenderi, sa është kostoja e qirasë, elemente këto bazë për transparencën para taksapaguesve. Duke mbuluar mw tej çwshtjen e makinws me mjegull, qeveria krijoi natyrshwm dyshime pwr njw aferw korruptive.
Pronarja e biznesit të makinave me qira
Edlira Hoxhallari është subjekti privat, tek e cila Edi Rama pretendon se ka marrë me qira makinën luksoze ‘GMC’.
Zonja Edlira Hoxhallari, e ka nisur aktivitetin në Maminas në vitin 2016, duke tregtuar fillimisht pjesë këmbimi për makina, si dhe shitje të makinave të përdorura.
Në vitin 2018, Hoxhallari ka ndryshuar objektin e veprimtarisë, duke shtuar edhe dhënien e makinave me qira.
Xhiroja vjetore e Edlira Hoxhallarit, e regjistruar si person fizik në Qendrën Kombëtare e Biznesit, është modeste dhe fitimi i deklaruar është gjithashtu modest, duke mos i kaluar as 1 milionë lekë në vit./FAKTOR