Biznesmeni bullgar paguan faturën 1.7 milionë euro në Mikonos, la 60 mijë euro bakshish se i pëlqeu shërbimi

0
471
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një biznesmen bullgar raportohet se ka paguar plot 1.7 milionë euro për organizimin e një feste private në ishullin e Mikonos, Greqi.

Festa u mbajt në restorantin e famshëm “Scorpios” me pjesëmarrjen e 150 personave, ndërsa i ftuar ishte edhe këngetari grek Andonis Remos.

Multi miliarderi Kiril Domunchiev thuhet se u kënaq aq shumë nga shërbimi cilësor sa që la një bashkish prej 60,000 dollarësh. Domunchiev është industrialist i njohur bullgar dhe pronar i klubit të futbollit Ludogorets.

Zjarr Tv Ad