Biznesmeni jep dëshminë në gjykatë: Si më gjobiti e kërcënoi me armë Emiljano Shullazi

0
1201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda filloi diten e sotme, administrimin e një pjese të dëshmisë së biznesmenit Ylvi Beqja, me cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur, që akuzon Emiljano Shullazin dhe bandën e tij për “gjobëvënie”.

Pas dy muajve zvarritje, pesë gjyqtarët e kësaj gjykate vendosen të vazhdojnë procesin e sigurimit të provës në prani të avokatëve të caktuar nga shtetit, duke para që mbrojtësit e zgjedhur nga familja dhe të dyshuarit po e zvarrisnin procesin.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku mësohet se biznesmeni Beqja ka pranuar të rrëfejë edhe para gjykatës për kërcënimet dhe gjobat që ka paguar ndaj bandës së Shullazi. Burimet thonë se Beqja i ka treguar gjykatës për njohjen me Shullazin, duke treguar se ka qenë një avokat i cili ia ka prezantuar si personi që zgjidh çështje në gjykatë.

Ai ka treguar për takimin me Shullazin në një lokal në zonën e rrugës se Kavajës, ku edhe i ka treguar për problemin e pronës së ish-hotel Vollgës në Durrës. Para gjykatës, Beqja ka treguar se Shullazi kishte marrë përsipër riregjistrimin e pronës në Hipotekë kundrejt 20 % të ndërtesës dhe truallit. Marrëveshje që është pranuar nga dy palët.

Beqja ka thënë se pas regjistrimit të pronës nën kërcënimin e armës Emiljano Shullazi e kishte detyruar të firmosë një kontratë të re sikur ia dhuronte edhe 10 % të pronës, në total 30 % të ish-hotel Vollgës. Kontratë të cilën e kishte firmosur, sipas Beqajt nga frika. Gjithashtu, dëshmitari i mbrojtur në prani të avokatit të tij mbrojtës ka treguar edhe për kërcënimin me armë që Shullazi i ka bërë pranë zyrës së noteres në Durrës, ku i ka kërkuar t’ia dorëzojë paratë e shitjes së një pjese të objektit të ish-hotel Vollgës.

Mësohet se Ylvi Beqja ka thënë se kishte paguar para kesh tek Shullazi dhe pjesëtarët e bandës së tij, deri në momentin kur kompnia arabe, që biznesmeni e përfaqësonte në Shqipëri i kishte kërkuar të mos lëshonte para kesh por me çeqe. Beqja i ka thënë gjykatës se Shullazi i kishte kërkuar që çeqet ti shkruajë në emër të Gilmando Danit dhe personave të tjerë, që më pas rezultuan se ishin nipi i Shullazit dhe shoku i tyre.

Në kohën që Beqja po sqaronte pagesat me çeqe, një prej avokatëve të caktuar nga shtetit u largua nga salla me arsyetimin se kishte një masë sigurie. Veç kësaj, edhe gjykata kishte parashikuar zhvillimin e një seance tjetër, duke u bërë shkak që të ndërpriet dëshmia e Ylvi Beqajt për të vazhduar ditën e hënë.
Në sallë, nuk ishin të pranishëm të dyshuarit edhe pse ishin njoftuar, ndërsa vetë Shullazi mësohet se është i shtruar në spital burgut ku po mjekohet për një ndërhyrje të vogël kirurgjikale.

Nga ana tjeter, Emiljano Shullazi, ka vendosur t’i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” prokurorisë. Ai ka kërkuar nga gjykata të marrë dëshminë e biznesmenit Sinan Topi, i cili pretendon se ka dijeni për fakte tërësisht të kundërta me ato që Beqja ka dëshmuar ndaj të dyshuarve.

Zjarr Tv Ad