Një biznesmen ka rënë pre e një skeme mashtruese, ku nëpërmjet ndërhyrjes në email i janë grabitur rreth 90 mijë euro. Gjatë kohës që ai bënte blerje online, një shtetas i huaj i cili tashmë është identifikuar, ka ndryshuar faturën duke i përvetësuar shumën. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin dhe ka bllokuar shumën e vjedhur.Një biznesmen shqiptar ka rënë pre e një skeme të vjedhjeve online, duke i përvetësuar 90 mijë euro.Biznesmeni kryente blerje online, ndërsa një person me shtetësi të huaj ka ndërhyrë në e-mailin e tij duke ndryshuar faturën dhe adresën me qëllim përvetësimin e rreth 90 mijë eurove.Biznesmeni ka denoncuar në polici vjedhjen që është kryer nga persona të paidentifikuar, nëpërmjet skemës mashtruese.Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, pas marrjes së kallëzimit në qershor të këtij viti, ka konstatuar se nëpërmjet teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, hakeri i huaj kishte krijuar adresa të rreme elektronike, të ndërtuara me qëllimin për të mashtruar viktimat dhe për të devijuar transfertën e parave.Sipas policisë autori është identifikuar dhe është i huaj, i cili hapte llogari në vende të ndryshme të botës, duke thithur fonde nëpërmjet këtyre mashtrimeve kibernetike.Nuk bëhet ende me dije se nga cili shtet është ‘hacker-i’ si dhe në cilat shtete operonte pasi hetimi vijon ende për të gjetur edhe autorë të tjerë të përfshirë në këtë skemë.Sipas policisë pas zbulimit të skemës mashtruese në bashkëpunim me një bankë të nivelit të dytë është bërë bllokimi i shumës prej 90 mijë eurosh.Blutë shprehen se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë komunikimeve që kanë në rrjetet sociale, postë elektronike etj, si dhe ndaj çdo veprimtarie online dhe për çdo dyshim që mund të kenë të adresohen pranë Policisë së Shtetit.
Biznesmenit në Tiranë i vjedhin e-mail-in dhe i marrin gati 90 mijë euro
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...