Kriza në Bjellorusi/ Policia dhunon gratë protestuese në prag të takimit Putin-Lukashenko

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ditën e 35-të radhazi të protestave, rreth 10,000 gra marshuan në qendër të Minskut, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Lukashenko.

Skenat e dhunës dhe arrestimet janë bërë të zakonshme që prej ditë së zgjedhjeve të 9 gushtit, të cilat konsiderohen të manipuluara.

Teksa Svetlana Tikhanovskaya, liderja e opozitës e larguar nga vendi prej represionit të ushtruar nga regjimi, protestuesit kërkuan lirimin e është Maria Kolesnikova, një tjetër anëtare e shquar e opozitës, e arrestuar këtë javë nga policia.

Vala e gjatë e protestave në Bjellorusi nuk tregon shenja të zbutjes, përkundrazi po rritet në numër dhe intensitet.
I rrezikuar gjithashtu edhe nga sanksionet e BE-së dhe SHBA-ve, Aleksandër Lukashenko është i detyruar t’i drejtohet aleatit të tij më të rëndësishëm, Rusisë dhe nesër kreu i Kremlinit Vladimir Putin do ta presë atë në qytetin e Soçi-t, në Detin e Zi.

Me miqësinë e konsoliduar, sipas analistëve, Moska nuk i fsheh qëllimet e saj ekspansioniste, veçanërisht ato ekonomike ndaj Bjellorusisë, por Lukashenko mbetet një çështje që për Moskën duhet zgjidhur.

Teksa zgjodhi me kujdes fjalët, ai pranoi këtë javë se ka qënë i ulur në karrigen e presidentit për shumë kohë, por edhe një herë refuzoi të jepte dorëheqjen, sepse – siç tha ai – ” njerëzit nuk e kanë zgjedhur për tja lënë dhe pastaj pushtetin të tjerëve “.

Zjarr Tv Ad