Bledi Çuçi: Do vendosim kamera në çdo kryqëzim të Shqipërisë, do forcojmë masat ndëshkuese në kodin rrugor…

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka folur në Kuvend për planin e sigurisë dhe të kontrollit të territorit nga ana e policisë së shtetit, për 4 vitet e ardhshme. Çuçi tha se fokusi do të mbetej tek sigurimi i gjithë territorit të vendit, duke vendosur njësi policore në distanca jo shumë të largëta.

Më tej, ai përmendi edhe vendosjen e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë, për të bërë të mundur evidentimin e rasteve kur ka shkelje të rregullave të qakrullimit, duke sjellë kështu një frymë digjitalizimi në policinë e shtetit.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

“Do strukturojmë Policinë e Shtetit ku për çdo km2 do vendosim një trupë policore për të pasur një kontakt të përditsshëm për çdo dhunim që mund ti bëhet territorit të Shqipërisë. Gjatë këtij mandati do të fusim edhe përdorimin e teknologjisë dhe pajisjeve superinteligjente për të bërë këtë kontroll. Në mënyrë që asnjë cm apo metër katror i Shqipërisë të mos dhunohet më siç është bërë rëndomtë. Sipas parimit që policia do të jetë forca e vetme për evidentimin e çdo paligjshmërie në territorit.

Në lidhje me siguinë rrugore në vijim të asaj që kemi bërë deri tani, do të fillojmë edhe njëherë rishikimin e legjislacionit për masat ndëshkuese në Kodin Rrugor. Do të rrisim investimet në sistemin e monitorimit të trafikut, dxhitalizimin e procesit që lidhet me drejtuesit e automjeteve apo sjelljet e tyre. Këtë mandate synojmë vendosjen e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë.

Sa I takon integritetit institucional të PSH, duke marrë parasysh se shmaë ajo është depolitizuar. Do të synojmë që të transformojmë SHÇBA në një agjenci të Mbikëqyjes Policore, brenda këtij viti do të sjellim legjislacionin në parlament, brenda modeleve perëndimore. Ligji I ri është përgatitur dhe vijon të përgatitet nën asistencën amerikane. Do vijojmë të ulim moshën mesatare në trupën e punonjësve të psh. Sa I takon pyetjes për valën së ndryshimeve në piramidën drejtuese në PSh mund t’ju them se çdo lëqvizje në policinë e shtetit do të bëhet në bazë të performancës së gjithësecilit dhe në zbatuim të plotë të kuadrit ligjor”.

Zjarr Tv Ad