Bledi Çuçi largohet nga posti i Ministrit të Brendshëm/ Ja kujt ia ka besuar kompetencat…

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Besfort Lamallari, ka marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, deri në datën 30 Prill, bazuar kjo në një urdhër të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Urdhëri përcakton si periudhë kohore 25 Mars-30 Prill, kohë kur Ministria e Brendshme, do të drejtohet nga zv.ministri Llamallari. Duket se ky urdhër ka lidhje me fushatën zgjedhore, ndërsa Bledi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.

Duket se kjo është arsyeja që Çuçi i ka kaluar kompetencat e drejtimit të Ministrisë së Brendshme Lamallarit, i cili bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu edhe ky i fundit një emër i kontestuar, do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Dhe nisur nga politizimi i dy emrave, që drejtojnë strukturën më të rëndësishme të procesit zgjedhor, në aspektin e mbarëvajtjes dhe sigurisë, mund të ngrihen shumë pikëpyetje.

Zjarr Tv Ad