Bledi Çuçi në konferencë të jashtëzakonshme: Saimir Hoxha do shpallet Dëshmor i Atdheut

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme ku ka njoftuar se kanë nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të policit të vrarë në krye të detyrës, Saimir Hoxha.

Ministri thotë se do t’i ofrohet ndihma e nevojshme familjarëve të policit të ndjerë që ra ditën e sotme në krye të detyrës, gjatë një operacioni në Lezhë, ku i riu Aldi Rama e qëlloi për vdekje me plumb në zemër.

Ministri po ashtu premtoi se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e krimit mbi Policinë.

“Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm.” tha Çuçi ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad