Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, mbrëmjen e sotme ka publikuar pamje live nga aeroporti i Rinasit duke treguar se puna po vijon normalisht dhe se sistemi i portave elektronike vijon punën pa problem.
Çuçi ka bërë me dije se sistemi i portave elektronike (e-gate) nuk punon pa TIMS dhe sistemi është 100% në punë.
Ministri thekson se akuzat që sistemi TIMS nuk punon janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia.
“Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht. Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun”, shkruan Çuçi.