Në Gjirokastër, përveç përfaqësuesve politike të Partive, janë përfshirë në fushatë edhe organet e administratë publike si; Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. Në qarkun e Gjirokastrës, përfaqësuesi kryesor politik i Partisë Socialiste Blendi Çuçi, i cili hoqi dorë nga kompetencat e tij si Ministër deri më datë 30 Prill, duket se përvecse strukturave të partisë Socialiste, ka pëfshirë në fushatë elektorale edhe Policinë Bashkiake të qytetit të Gjirokastrës.
Personi që shihet në foton e mëposhtme është Adi Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake. Në foto ai shfaqet duke drejtuar furgonin elektoral të Blendi Çuçit, duke kryer haptazi shkelje ligjore.
Ky veprim është totalisht i paligjshëm, duke pasur në konsideratë që administrata shtetërore, nuk duhet të përfshihet kurrsesi në fushatë elektorale, duke favorizuar parti politike të caktuara.
Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, janë organe të administratës shtetërore të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptarë dhe në kundërshtim me ligjin vihen në shërbim të “Rilindjes” në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që duhet të tregojnë një paanësi dhe të jenë në shërbim të zbatimit të ligjit, përsa i përket rregullave që duhen zbatuar nga organe publike në rastin kur ndodhemi në një fushatë elektorale.
Kjo tregon se po përdoren organe të administratës publike, për të ndikuar në zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 25 Prill.
Ndërkohë që në disa foto që janë shëprndarë masivisht në rrjetet sociale, shihen se banderolat për Çuçin, janë vendosur dhe në muret e Kalasë së Gjirokastrës.