Blendi Fevziu: Ambasadorja Yuri Kim më ktheu dhuratën për Krishtlindje…

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion”, ka treguar momentin e refuzimit të një dhurate, që ai i kishte çuar Ambasadores Amerikane Yuri Kim.

Duke shpjeguar se si funksionon protokolli për dhuratat e zyrtarëve, Fevziu tregoi këtë episod:

“Para Krishtlindjeve i çova Ambasadores Amerikane një dhuratë modeste, që ishin dy sumbulla jeleku të bëra me filigram. Që ka një çmim relativisht modest. Pasi me falenderoi më tha që nuk mund ta pranoj.

Më pas më solli një letër zyrtare në të cilën pasi falenderon për dhuratën thotë që nuk mund ta mbajmë, se ligji amerikan nuk lejon dhurata më shumë se 20 dollarë nga individi dhe 392 dollarë nga shteti. E ktheu dhuratën”.

Duke lexuar më pas një fragment nga letra zyrtare që i mbërriti lidhur me këtë argument, gazetari shtoi:

“Dhe thotë: Ne do t’ju kthejmë këtë dhuratë, jo për t’ju ofenduar, as për t’ju vënë vënë në siklet, por sepse kjo është në respekt dhe në moshkelje të ligjit të SHBA dhe në respekt të taksapaguesve amerikanë”.

Zjarr Tv Ad