Blendi Fevziu del me apelin për qytetarët dhe zbulon se çfarë ndodh në terren, për shitjen e votës: Nuk ka mjerim më të madh se…

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, gazetari Blendi Fevziu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e shesin votën, pasi sipas tij, ka indicie se kjo po ndodh në terren.

Kur kanë mbetur 11 ditë nga zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit, Fevziu deklaroi mbrëmë në emisionin e tij, se ka marrë informacione që një pjesë e qytetarëve, kërkojnë kompensim financiar për të dhënë votën për kandidatë të caktuar.

“Pjesa më e madhe e informacioneve që po marrim nga deputetë që nuk janë të niveleve më të larta, por që po tentojnë të bëjnë fushatë për herë të parë, tregojnë që ka një ngërç shumë të madh. Një pjesë e qytetarëve që ata kontaktojnë kërkojnë të marrin një vlerë për votën që ata japin. Do doja ta bëja sot thirrje, do ta bëj dhe ditët në vijim.

Mos kërkoni të shisni votën tuaj se nuk ka mjerim më të madh. Në qoftë se doni të përcaktoni të ardhmen tuaj, në qoftë se doni të zgjidhni të ardhmen tuaj, në qoftë se doni t’i jepni një të ardhme fëmijëve tuaj mos e shisni votën, por përdoreni atë sipas bindjeve që keni për të mirën tuaj, për të mirën personale, për të mirën e familjes tuaj, për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë.

Do ta bëj këtë apel deri ditën e fundit. Duket që është një fenomen shumë negativ sidomos nga forca pak më të vogla që vijnë vërdallë dhe që shohin mundësinë e financimit si zgjidhjen e vetme për të ecur përpara”, kështu u shpreh Blendi Fevziu.

 

Zjarr Tv Ad