Blendi Fevziu flet për largimin e Berishës: Basha për herë të parë në 8 vite mori një vendim individual, vendi ka nevojë për një opozitë të fortë…

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Bledi Fevziu, ka folur për zhvillimet politike, si dhe për vendimin e kreut të PD Lulzin Basha, për të përjashtuar nga PD, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Fevziu u shpreh se pas 8 vitesh për herë të pare, Basha mori një vendim individual. Ai tha se priste që Basha dhe Berisha ishin dakord në këtë vendim.

“Më në fund pas 8 vitesh Basha mori një vendim individual. Në këtë vendim prisja që Berisha dhe Basha të binin dakord.  Opozita ka pësuar disfatë tre herë nuk ka fuqi më, por une mendoj se vendi ka nevojë për një opozitë të fortë. Opozita pati një dështim kur vendosi të largohej nga Kuvendi, gabim që do sjellë pasoja edhe në zgjedhjet e 2023” tha Fevziu.

I pyetur nga gazetarja në lidhje me vendimin që mund të marrë Gjykata Kushtetuse për Ilir Metën, ai tha se nuk pret të ketë ndonjë vendim, pasi vetë Presidenti do të largohet në korrik të 2022.

“Gjykta Kushtetuese nuk besoj se do jap na një vendim për Metën. Meta do të largohet nga Presidenca në korrik të 2022. Procedurat mund të nisin që në prill, çfarë nuk sjell ndonjë ndryshim. Me vendim GJK do fitohen dy tre muaj.

Kam përshtypejn se mazhoranca do bëj që të krijojë një ndasi me PD dhe LSI. Kjo Është një kosto për ata pasi në zgjedhjet e 2023 i bie që votat të ndahen,” tha ai.

Zjarr Tv Ad