Blendi Fevziu: Ja cilat janë shanset që opozita të fitojë zgjedhjet e 25 prillit…

0
643
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Blendi Fevziu, u shpreh se; pjesëmarrja e lartë e votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit, do t’i jepte një shans opozitës, për të qenë fituese.

Fevziu, i ftuar të premten në emisionin “Zonë e lirë”, pohoi se; në 30 vitet e fundit  në historinë e Shqipërisë, largimi i një personi nga pushteti, është bërë me pjesëmarrje të lartë të votuesve në zgjedhje.

Opozita ka një shans për të fituar zgjedhjet, përveç raportit që do ketë votuesi me Ramën se si e ka qeverisur; Të nxjerrë sa më shumë votues. Sa më shumë të rritet numri i pjesëmarrjes në zgjedhje, aq më shumë shanse ka opozita të fitojë zgjedhjet. Në qoftë se në zgjedhje do shkojmë me loë profile, me qetësi të madhe, pa shumë njerëz dhe braktisja e zgjedhjeve do jetë e madhe, Rama ka më shumë shanse të rifitojë zgjedhjet. Në të gjitha rastet, në këto 30 vite largimi i një personi nga pushteti është bërë me pjesëmarrje të madhe në zgjedjje, jo me pjesëmarrje të ulët  dhe kjo është një nga sfidat e opozitës. Duhet të sjellë qytetarë nga jashtë, t’i shkëpusë njerëzit nga mosbesimi, nga përtesa që mund të kenë, duhet t’i nxjerrë të gjithë të shkojnë në zgjedhje”, kështu është shprehur gazetari Blendi Fevziu.

Zjarr Tv Ad