Blendi Fevziu nxjerr prapaskenat politike dhe bën deklaratën e fortë: Asnjë nuk i bërtet dot në telefon Ramës…

0
963
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, gazetari Blendi Fevziu, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku i është përgjigjur pyetjes së Ylli Rakipit, nëse ka apo jo oligarkë në Shqipëri.

Fevizu deklaroi se në Shqipëri, ka biznesmenë që përfitojnë nga qeveria, por nuk ekziston asnjë oligark që të kontrollojë qeverinë dhe “ t’i bërtasë në telefon Kryeministrit”.

“Fjala oligark është përdorim mediatik. Them se ka njerëz të pasur të lidhur me pushtetet. Janë njerëz që përfitojnë në momente të caktuara.

Besoj se qeveria bën çfarë do me këta. Këta përfitojnë nga qeveria ndjeshëm. Por, mos kujto se janë kaq të fortë.

Mendon se ndonjëri i bërtet kryeministrit në telefon? Jo. A përfitojnë? Po, sa të duash”, – deklaroi Blendi Fevziu.

 

Zjarr Tv Ad