Blendi Fevziu reagon i revoltuar ndaj artistëve që mbështesin kandidatët politik

0
276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se nuk është pro artistëve që mbështesin publikisht kandidatët gjatë fushatës së tyre elektorale.

Sipas tij, diçka e tillë duket si ndërhyrje në fushatë.

“Mua në përgjithësi kjo gjë nuk më ka pëlqyer, por gjithsesi ti nuk mund t’ia mohosh askujt të drejtën që ta shfaqë qëndrimin e tij publikisht, në favor të njërit apo tjetrit. Nuk është një gjë që s’ka ndodhur në Shqipëri. Nuk është ndonjë fenomen i bukur me thënë të drejtën, se duket sikur ndërhyn në fushatë, sidomos kur ato janë të porositura, të paguara.

Pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni, nëse ndante po të njëjtin mendim për figurat ndërkombëtare që kanë shprehur mbështetjen e tyre publikisht në zgjedhjet e 14 majit si Rita Ora apo Ermal Meta, gazetari shprehu të njëjtin qëndrim, duke theksuar se edhe pse jo diçka e bukur, nuk është e ndaluar.

“Duket sikur, për arsye të eleminimit të çdo lloj ndikimi në këtë drejtim, palët janë munduar të bëjnë një ligj elektoral që në gjykimin tim është katastrofë, pra një konsensus i plotë mes Partisë Demokratike të Lulzim Bashës dhe Partisë Socialiste të Edi Ramës ka bërë ligjin elektoral më të pështirë që unë kam njohur në jetën time,” përfundoi Fevziu.

Zjarr Tv Ad