Blendi Gonxhe pranon korrupsionin në Drejtorinë e Rrugëve: Do ishim plotësisht korrekt nëse sekserat s’do hynin nga dera e pasme për ndonjë letër mangut…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe, pranon korrupsionin në radhët e institucionit që ai drejton. Duke marrë spunto nga një shkrim i gazetarit Fejzo Subashi, që e falenderon për transformimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, Gonxhja thotë se ka dhe korrupsion.

“Pertej asaj qe duket, pertej mos ngrenies se hakut a jemi teresisht korrekt si sherbim nese sekseret do i hynin nga dera e pasme (psh shef Erionit) qe t’u “zgjidhte” a “kalonte” edhe ndonje praktike me letra mangut a te parregullta? Apo shefave te tjere, kateve me lart? A shkelet me ndonje sy a vesh kur ndonje timon nuk eshte majtas por djathtas, a kalojme ndonje praktike pa filtrin e duhur procedurial?”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Blendi Gonxhes:

Vertete me perkedhel sedren fakti qe ndryshimi per mire eshte tashme mjaft i prekshem, qe zor se i haet haku sot qytetarit/subjekteve ne ate qe enti qe drejtoj ofron e sherben, qe prezantohemi shume me me dinjitet e qe kemi permiresuar ndjeshem kushtet e punes e te sherbimit, qe kemi thjeshtuar e inovuar por edhe qe sollem risi e kreativitet, qe perpiqemi shume per qytetari e mbi te gjitha qe te gjitha keto i kemi arritur pa fshesa e ne shumice me ekipin qe gjeta, ne cdo nivel, por megjithe peisazhin tuaj pozitiv dhe mirenjohjen time per publikimin e nje fotografimi te sinqerte qe na nxjerr si nata me diten krahasuar me pak vite me pare, mbeten ca meraqe te miat, qe per respekt dua ti ndaj:

Pertej asaj qe duket, pertej mos ngrenies se hakut a jemi teresisht korrekt si sherbim nese sekseret do i hynin nga dera e pasme (p.sh shef Erionit) qe t’u “zgjidhte” a “kalonte” edhe ndonje praktike me letra mangut a te parregullta? Apo shefave te tjere, kateve me lart? A shkelet me ndonje sy a vesh kur ndonje timon nuk eshte majtas por djathtas, a kalojme ndonje praktike pa filtrin e duhur procedurial? Tek sherbimet me mjetin apo ato me drejtuesin e mjetit a te kolaudimi a te certifikimet, licensimet, kualifikimet, ne mbi 2.5 milion sherbimet tona ne vit (40% e te cilave si volum ne Tirane) a vijne te tere ne rregull? Nuk e besoj, sepse vijne shume e shume raste problematike, “halle” ku lypset miku, leku, shefi, drejtori e jane kjo pjesa e padukshme, e pa stilizueshme me kostume e shalle, qe del ose kur auditet bejne mire detyren ose kur ndodh e keqja ne rruge a kur mjeti me cen ngec me pas ne filtra te tjere diku, ndaj meraku mbetet i madh per sa kohe tentacioni ekziston, vetedija qytetare merr kohe te piqet, integriteti absolut i entit gjithashtu do kohe e shume mund qe te temperohet mes mekanizmave te motivimit e monitorimit!

Pra faleminderit por edhe te jeni i sigurt se nuk na rriten kollaj veshet sepse dyshimi na mban vigjilent e per sa kohe ska shenjtore ne toke ne do jemi realisht te suksesshem nese s’vetkenaqemi e vetem nese kontrolli dominon!

Zjarr Tv Ad