Blendi Klosi:Task Forca do të kontrollojë çdo pëllëmbë të plazhit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Duke filluar nga Velipoja kemi 0 kontrata të lidhura për rojet e plazhit”. Keshtu e nisi fjalen e tij ministri Klosi, i cili tha se ccdo jete e humbur ne plazhe eshte pergjegjesi direkte e funksionareve publike, pushtetit lokale, qe ende sot nuk ka lidhur kontratat me operatoret turistike per ndarjen e plazheve publik-privat, per sigurimin e rojeve bregdetare dhe detyrimeve te tjera, qe rrjedhin nga VKM per Stacionet e Plazhit.

“Task forca e drejtuar nga agjencia kombëtare e bregdetit së bashku me institutin e higjenës, agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe inspektorati i Turizmit do të kontrollojnë cdo pëllëmbë të plazhit, duke vendosur gjoba, duke kërkuar zbatimin e këtyre kontratave të cilat nuk zbatojnë vendimin e këshillit të ministrave dhe duke kërkuar qartazi jo vetëm operatorëve që kanë marrë për të kryer një biznes të caktuar por duke iu drejtuar drejtpërsëdrejti edhe kryetarëve të bashkive. Është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë por që drejtpërsëdrejtë penalizon të gjithë ata funksionarë lokalë apo qendrorë të cilët nuk zbatojnë VKM-në. Jetë të humbura në plazh të cilat fatkeqësisht kanë ndodhur edhe në javën e kaluar janë akuzë e drejtpërdrejtë për të gjithë ne që kryejmë funksione shtetërore”, tha ministri Klosi.

Ai kerkoi nga kjo pikë e largët veriore dhe në cdo centimetër plazhi të vendit tonë zbatimin e kontratave me vrojtuesit e plazhit , të sigurojnë qetësinë dhe higjenën e kërkuar, të jetë i mirëadministurar nga punonjësit e ministrisë se shendetesise.

 

Zjarr Tv Ad