Blerim Reka humb presidencialet në Maqedoninë e Veriut, por triumfon në komunat shqiptare

0
4

Kandidati shqiptar për President në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka ka humbur në raundin e parë të zgjedhjeve të së dielës. Por ai ka triumfuar në komunat me shumicë shqiptare. Reka arriti të grumbullonte rreth 80 mijë vota, ku shumica ishin në komunat shqiptare. Gostivari, Tetova, Dibra, Lipkovo, Zhelino, Vrapçisht, Bogovinjë kanë votuar në masë kandidatin shqiptar. Reka tha se është i kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet presidenciale, duke thënë se kjo ka tejkaluar pritshmëritë e tij.