Blero Muharremi vazhdon të heshtë për divorcin, Afrona Dika vendos pikat mbi ‘i’ me veprimin e fundit

0
315
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa Blero Muharremi vazhdon të heshtë për divorcin e tij me Afrona Dikën, kjo e fundit nuk e fshehë më dhe e tregon se është ‘single’ në çdo detaj.

Kështu ajo ka hequr unazën e martesës me këngëtarin e njohur. Unaza e veçantë, e rrethuar me diamante në të gjithë strukturën, ishte simboli i dashurisë me të cilën, Dika krenohej duke e postuar në rrjete sociale. Prej disa muajsh, modelja është treguar e kujdesshme duke fshehur në foto gishtin e unazës, mirëpo sot ajo e ka shfaqur haptazi heqjen e unazës.

Kjo vjen pasi Blero u tregua i paqartë në dy intervistat e tij të fundit. Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë. “Unë ‘Instagramin’ tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”-tha Blero në “Shqipëria Live” dhe më pas për ‘Prive’.

Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.

Zjarr Tv Ad