Bleu prona me çmime 3 herë më të ulta se tregu, Erion Isufi dyshime për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej disa ditësh është raportuar se si kunati i Lulzim Bashës, njeriut më të dështuar në politikë, Erion Isufi e ka shtuar pasurinë në një kohë kur PD ishte në krizë totale, dhe humbjet i kishte në seri.

Sipas dokumenteve zyrtare, në muajin Gusht të vitit 2021, rreth tre muaj pas humbjes së Bashës në zgjedhjet parlamentare, Erion Isufi ka blerë miliona euro patundshmëri në një nga zonat më luksoze dhe më të shtrenjta të Tiranës, tek Rezidenca Lion.

Por përtej kësaj, Isufi dyshohet se ka kryer evazion fiskal, pasi vlera e tregut është shumë më e lartë se sa vlera që ai thotë se i ka blerë.

CNA.al u interesua pranë agjencive të patundshmërive dhe sipas tyre, vlera e tregut për në rezidencën Lion, është shumë më e lartë se sa e ka blerë Isufi.

Sipas Real Estate ‘Inf 93’, në ‘Lion Park, Rezidencë’ shkon 3800 euro m2 për apartament. Një post garazhi kushton nga 60-0 mijë euro. Ndërsa metri katror i njësive tregtare shkon nga 5000 -8000 euro.

Sipas dokumenteve zyrtare, Isufi ka blerë dy njësi tregtare. Njërën me sipërfaqe sipërfaqe 985.2 m2 me çmim shitje 1 478 250 Euro dhe tjetrën me sipërfaqe 1158.66 m2 me çmim shitje 3 150 396 Euro.

Sipas këtyre të dhënave janë blerë 2143 m2 sipërfaqe njësi tregtare me vlerë të deklaruar 4,628,646 Euro ose 5.6 miliardë lekë.

Ndërkohë që vlera e tregut shkon nga 5 000 -8000 euro dhe Erion Isufi i bie që e ka marrë marrë me 1500 euro.

Po ti llogarisim me vlerën minimale 5 000 euro, dy njësitë tregtare me sipërfaqe 2143 m2 të shkojnë 23 143 230 000 euro. Si e ka marrë me këtë vlerë, kur 1 500 euro është kosto e ndërtimit?

Zjarr Tv Ad