Kryeministri Edi Rama arriti mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. I shoqëruar edhe nga ministrat e qeverisë së tij dhe deputetët të PS-së, kreu i ekzekutivit ka darkuar në Fish City, ambient ku edhe më parë ka zhvilluar mbledhjet qeveritare. Por sipas asaj që shkruan ish kryeministri Sali Berisha, zona ku darkoi Rama ka qenë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa darka ka qenë shumë luksoze dhe e kushtueshme. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, kushdo që ka hyrë në ambjentet e resortit që ndodhet në Labinot, si ministra dhe deputetë, i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Krye krye kreu i meduzes ne tmerr dhe panik!
Ai darkoi mbreme me sojin e narkosve te tij tek klientela, Luca City Labinot.
Kontrolli i rrepte me dedektor per narkoset e ftuar qe iu bashkuan darkes super luksoze!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr Gezuar diten e veres.Ky esht tmerri qe ka zene Edvinin.Tek video jane ministrat dhe deputetet qe kontrollohen duke hyre ne darke te Edvinit qe shtrohet tek don lluca ne labinot