“Blindohet” Partia Demokratike, Lulzim Basha vendos kamera pasi Sali Berisha u fut me forcë në seli

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike “blindohet” me kamera. Mëngjesin e kësaj të mërkure disa teknikë janë parë përreth ambienteve të PD duke montuar kamera sigurie, siç shihet dhe në foto.

Ky vendim vjen një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha, anëtarë të Grupit të Rithemelimit dhe mbështetës të tyre u futën me forcë në seli. Një person i identifikuar si Fation Dauti thyeu me forcë derën ku do të mbahej mbledhja e Berishës.

Në selinë blu ka ndodhur dhe më parë incidente të kësaj natyre. Një javë më parë Belind Këlliçi deklaroi se persona të armatosur që qëndronin brenda PD i kishin vjedhur zyrat. Madje, ai bëri dhe një kallëzim penal në Polici.

Ndërkohë, ish-kryeministri në deklaratë për mediat nga salla përballë Lulzim Bashës, tha se anëtarët e Grupit të Rithemelimit kishin vendosur që përmes një shkrese t’i komunikonin Bashës vendimin e shkarkimit të tij nga posti.

Zjarr Tv Ad