“Blindoi dyert që të mos shihen ushtarët e armatosur”, Kokalari-Bashës: Të ka hyrë frika në palcë nga protesta e 8 Janarit, po u plagos njeri…

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari dhe njëkohësisht mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se Basha ka blinduar dyert e selisë blu dhe ka mbuluar xhamat që të mos dallohen “ushtarët e armatosur” brenda.

Kokalari shkruan më tej se nga ky veprim i kryedemokratit nxjerr dy përfundime, duke thënë se Bashës i ka hyrë frika nga protesta paqësore e 8 Janarit dhe nga ana tjetër po tregon se do të mbajë selinë peng me dhunë.

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

Lulzim Basha ka installuar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e armatosur’ brënda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime

1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit

2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.

Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve, dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin #2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar.

Zjarr Tv Ad