Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Kievin të dielën.Lajmi u konfirmua nga presidenti Volodomyr Zelensky. Blinken do të shoqërohet nga Sekretari i Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin.
Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e diplomatëve amerikanë në Ukrainë që prej pushtimit rus në 24 shkurt.
“Nesër, zyrtarët amerikanë do të vijnë të na vizitojnë”, u tha Zelensky gazetarëve në një deklaratë për shtyp.
Zelenskyy tha gjithashtu se SHBA duhet të ndikojë në vendet e tjera evropiane për të furnizuar Ukrainën me armë, duke shtuar se do të dëshironte që kjo të ndodhte sa më shpejt.