Blinken vlerëson Shqipërinë në takimin me Ramën: Ishit të parët që ofruat të prisnit refugjatët afganë, kjo do më mbetet mbresë për një kohë të gjatë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama është shprehur se i ka lënë shumë mbresa gatishmëria e Shqipërisë për të pritur qytetarët afganë pas tërheqjes së trupave të NATO-s nga Afganistani.

“Më duhet t’ju them Kryeministër atë që më ka mbetur mbresë e do të mbetet për një kohë të gjatë, fakti që, në fillim të verës, pasi shpallëm se do të largoheshim nga Afganistani dhe do t’i jepnim fund luftës atje, ju ishit i pari që u ofruat të prisnit  refugjatët, të shpëtuarit afganë dhe kjo është saktësisht ajo që bëtë. Ky është një nderim i madh për ju dhe për bujarinë e Shqipërisë, që iu ofruat një strehë të sigurt mbi 2 000 afganëve. Ju jam mirënjohës për këtë, por edhe për punën që bëni çdo ditë në Europë për sigurinë dhe forcimin e lidhjeve të ngushta, sidomos përmes NATO-s dhe, po ashtu, siç e thashë, në Këshillin e Sigurimit, ku kemi shumë çështje sfiduese për të cilat duhet të punojmë së bashku”, u shpreh Blinken.

Ndërsa kryeministri Rama falenderoi Sekretarin Blinken dhe dhe shprehu kënaqësinë për takimin e zhvilluar në nisje të vitit, që shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

“Ne e vlerësojmë këtë miqësi, këtë marrëdhënie si gjënë më të vyer. Jemi shumë krenarë të gjendemi krah jush dhe të ndihmojmë sa të mundemi, për të kthyer atë çka ju keni bërë për ne gjatë këtyre viteve, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Kështu, jemi shumë krenarë që jemi aleatët tuaj dhe do të bëjmë maksimumin për ta merituar këtë miqësi të veçantë”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad