Bllokohen 550 ton naftë Ballshi pa cilësi

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bllokohet 550 ton karburant në rafinerinë e Ballshit pasi ishte jashtë standardeve për tregtim. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda  Balluku deklaroi se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që konstatohet me shkelje. Ndërkohë  që me laboratorët e ri  kontrolli i subjekteve do të jetë edhe më efektiv.

Nuk plotësonte standardet për hedhjen në treg bllokohet 550 ton naftë në rafinerinë e Ballshit në Fier. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku deklaroi se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që konstatohet me shkelje.

Ndërkohë kryeinspektori i inspektoratit  Shtetëror Teknik theksoi se tashmë ka më shumë mundësi laboratorike për të bërë analizat e karburanteve në vend.

Sektori i karburanteve në vend ka qenë gjithmonë problematik përsa i përket cilësisë por edhe sasisë.

Zjarr Tv Ad