Bllokohen e humbin/ Skandali me pasaportat e emigrantëve në Greqi

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia greke e Kakavijës ka bllokuar një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, që ishin dërguar nga ministria jonë e Jashtme. Pasi kishin aplikuar për pasaporta në konsullatat tona në Athinë, Selanik dhe Janinë, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prisnin këto ditë të merrnin pasaportat e reja. Por mënyra skandaloze se si u transportuan nga ministria jonë e Jashtme drejt Greqisë hodhi në erë këtë procedurë.

Pasaportat ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportohen rroba, dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë. Por gjatë kontrollit të policisë greke në Kakavijë, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar. Gjithashtu policia greke ka ndaluar shoferin e autobusit të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare. Kjo situatë ka krijuar shqetësime dhe për udhëtarët e autobusit, të cilët po pengoheshin të udhëtonin drejt Greqisë.

Pas disa orësh situata është sqaruar dhe shoferi është lëëe i lirë të vijojë rrugën, ndërsa çantat me pasaporta janë bllokuar deri në mbërritjen e punonjësve diplomatikë të autorizuar për tërheqjen e tyre.

Gazeta “Panorama” kontaktoi me konsullin tonë në Janinë, Pervin Gjikuria, i cili nuk e mohoi bllokimin e pasaportave nga policia greke, por e cilësoi si një procedurë në vijim që do të zgjidhet shpejt.

Por peripecia me pasaportat nuk ka mbaruar në Kakavijë, pasi një pjesë e tyre janë vjedhur në Athinë. Një punonjës i ambasadës tonë i tërhoqi pasaportat nga Kakavija, por makina me të cilën po i transportonte është vjedhur në një parkim në Athinë.

Sipas konventës së Vjenës, dy janë rrugët e transportit të materialeve diplomatike, përmes pakove diplomatike me avion si kargo ajrore, ose me rrugë tokësore me mjet me targa diplomatike dhe të shoqëruar nga një korrier diplomatik.

Zjarr Tv Ad