Bllokohet Eurotuneli, dhjetëra të ngecur

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të bllokuar në Eurotunelin mes Francës dhe Britanisë së Madhe, si pasojë e një avarie në një prej trenave të linjës, i cili bëri gjithë qarkullimin të ndalojë për disa orë.

Shumë prej njerëzve, të cilët ishin pasagjerë të kompanisë “Eurotunnel Le Shuttle”, u zbritën nga mjeti dhe u dërguan më pas në një tunel emergjence, ku pritën për evakuim.

“Shërbimi i stafit ishte i tmerrshëm”, tha Sarah Fellows pas ngjarjes, një 37-vjeçare e cila po udhëtonte me këtë mënyrë transporti.

Sipas dëshmisë së saj, gjithçka i ngjante një skenari filmi, ku çdo person po ecte në fund të detit, në një tunel ku asnjeri nuk e dinte se ku të shpinte.

Nga fotografitë e publikuara në Twitter ndërkohë, duken qartësisht radhë të gjata njerëzisht, në një tunel, i cili ngjan si strehim bërthamor më shumë se sa tunel emergjence.

Një pjesë e mirë e njerëzve ishin edhe pre e panikut të shkaktuar, duke qenë se ishin të shoqëruar nga fëmijët dhe e kishin të pamundur të shpjegonin situatën.

I gjithë makthi mori fund kur pasagjerët u morën nga një tren tjetër, i cili shërbente për transportin e mallrave.

Sërish, shërbimi nuk ishte i justifikuar, sepse kushtet e udhëtimit aty nuk përshtateshin me ato njerëzore, duke qenë se mungonin ulëset.

Kjo nuk është hera e parë që një avari e tillë ndodh në Eurotunel. Një ngjarje e ngjashme pati zënë vend edhe në vitin 2015 dhe u zgjidh në mënyrë të ngjashme.

Struktura rreth 38 kilometra është edhe më e madhja në botë e këtij lloji, e cila shërben për transportin e qytetarëve dhe mallrave mes dy shteteve, por në të kundërt nga rrugët konvencionale, përdor një tunel të ndërtuar në fund të detit, në ngushticën e Le Manche.

Zjarr Tv Ad