Bllokohet tuneli i Elbasanit, radhë të gjata makinash

0
232
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur na ndajnë më pak minuta nga protesta e opozitës, ka raportime se është bllokuar tuneli i Elbasanit. Sipas raportimeve të qytetarëve në redaksi protestuesve iu është bllokuar hyrja në tunel, ç’ka ka shkaktuar jo pak konfuzion në lëvizje.

Nga Elbasani kalojnë një pjesë e mirë e qyteteve të juglindjes së vendit, dhe kjo do të sillte vështirësi dhe vonesa në mbërritjen e tyre në Tiranë.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e cila zhvillohet përpara kryeministrisë nga opozita e bashkuar, që prej vendimit për të djegur mandatet e deputetëve të PD-së dhe të LSI-së. Kërkesat e partive opozitare janë të qarta, dhe lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të mundësojë mbarëvajtjen e tyre.

Me kalimin e muajve vendosen në pikëpyetje dhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që sipas opozitës nuk do të mbahen, ndërsa qeveria Rama dhe PS janë angazhuar me zgjedhjen e kandidatëve në mbledhjen e sotme të Asamblesë.

 

Zjarr Tv Ad