Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi reagon pas publikimit të një lajmi në portale pranë qeverisë, sipas të cilave, shoqëruesit e kreut të shtetit kanë kërcënuar banorët ditën e sotme. Përmes një reagimi në Facebook, Blushi shkruan ndër të tjera se, çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit. Ai i quan këto publikime, dizinformacione dhe gazetari të mjerë,
“Keqardhje për dizinformacionet dhe gazetarinë e mjerrë të portalit të M.B-së. Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor.
Çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit. Ankesa e banorit në Shkafane për sjelljen arrogante të Kryeplakut të fshatit i është raportuar autoriteteve përkatëse për verifikim dhe marrje masash.
TURP, TURP, TURP për këtë gazetari të mjerrë!”, shkruan Blushi në reagimin e tij.