Blushi telefonon Fevzon i shqetësuar

0
2392
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blushi: “Fevzi, ma fute vlla, hallall të qoftë. Më bëre mish për topin e zorraxhinjve që eksitohen nga rroga ime. Ska gjë vlla, këtu jemi. Unë të pata bërë ofertë edhe ty por ti vetë nuk erdhe. Ishte parajsë ajo kohë. E pe si e bëra Topin? Opium, dehje, narkozë totale, trans. Në mëngjes ftoja Atdheun te Ori, në drekë Antonelën te “Shqipëria live”, pasdite Mevlanin te Bieta. Pastaj bashkoheshin të gjithë te Bora. Shqipot me gojë hapur. Janë popull injorant Fevzo, guakë,  i kanë tmerr librat, llocin në thashetheme dhe flirte. E ke pa si e ndjekin Big Brotherin? Ça ndodh atje? Thjesht janë ca budallenj që hanë pijnë dhjesin dhe thonë gomarllëqe. Po kjo ska pikë rëndësie. Vuajarizmi është orgazma e këtij populli. Unë atë i dhashë. E pe Sabian tallavanë si e bëra? E bëra të vdesin njerëzit për të. Në emisionin e Manushit këtë të dielë kulmi i audiencës ishte kur shtroi pyetjen “Pse e duan shqipatrët Sabianin”. E kupton ti apo jo?”

Fevziu: “Me thënë të drejtën Big Brotherin edhe vet e shoh. Ditën nuk kam shumë kohë por i shoh natën, kur flejnë. Atë Beatriksin dhe Beniadën do t’i bëj gazetare te Opinioni. Do mbulojnë temat e mesjetës. Edhe ai Elhaidi mu duk shumë shkrimtar me të ardhme, do ta ftoj në studio kur të jetë Albatrosi…”

Blushi: “Fevzo, lëri këto k.rllëqe por më thuaj kush ta dha listën. Nuk më del e keqja.  Batoni nuk është mërzit pse i ka dalë rroga e tij por kur ka pa rrogën time. Po plasin gjithë kolegët me cirkun kolektiv të indigjenëve që më gjuajnë. Indigjenë janë, po po, indigjenë. Prandaj unë u çova pasqyra që të mahniten. I njoh mirë unë këto kavie. Dy ditë do gajasen e pastaj do rrinë pa bukë. Ndërsa unë pas dy ditësh do ik në Karaibe për vitin e ri.”

Fevziu: “Me thënë të drejtën Blush ishte skandaloze. Ti pate folë për barazinë më shumë se askush. A nuk ishte LIBRA një akronim i listës së barabartë? A nuk iu lëshove ti pasanikëve që do i masakroje në taksa për të ulur diferencat sociale? Pastaj u përzieve me plehrat dhe fillove të mbash erë…. Tani po paguan pasojat…”

Blushi: “Ore dëgjon apo nuk dëgjon ti? Kush të më prekë mua, indigjenët? Ata e kanë mendjen te pasqyrat. Do i them Edit tu dhurojë një pasqyrë tjetër dhe do hutohen. Unë e njoh këtë popull mirë. Janë butakë Fevzi. Flasin për historinë kur s’kanë histori, për seksin kur nuk bëjnë seks, për sportin dhe nuk kanë sport. Imagjino vdesin për Fred Çakon dhe Blend Trafikantin.  Këta janë ca dembelë otomanë më të këqinj se Obllomovi i Gonçarovit. Ata përtojnë të dalin në protestë Fevzo. Do argëtohen si derrat në llucë pak ditë. Unë me Mërtirin jam në Seishell këto kohë. Mireli më tha që qenka bërë kërdia andej. Unë prandaj u mërzita, nga Mireli jo nga ju. Se pa që paguhesha 40 herë sa ai me lekët e tij. Sa për ata majmunët e Shqipërisë që kursejnë gjithë vitin të hanë pak gjeldeti për Vit të Ri as e rruaj fare. Mi prishët pushimet, ta mbani mend.”

Fevziu: “Blush, nuk është mirë të flasësh kështu për bashkëkombasit e tu. Historia na tregon se ky popull ka banuar prej mijëra vitesh…”

Matanë u dëgjua një pipipipipip…./*Marrë nga Thashetheme nga Kupola.

Zjarr Tv Ad