BMW-ja luksoze me targa të vjetra “TR”/ Blendi Gonxhja: Është e paligjshme, makina të ndalohet menjeherë nga Policia…

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një foto e publikuar në rrjetet sociale, për një mjet luksoz tip BMW X5 që lëviz në rrugët e kryeqytetit me targa të vjetra “TR”, ka nxitur reagimin e drejtorit të DPSHTRR Blendi Gonxhja. Ky i fundit, thotë se mjeti duhet të ndalohet menjëherë nga Policia.

Një mjet i këtij prodhimi, të paktën nga viti 2010 dhe sipër, nuk mund të jetë i pajisur me një targë kaq të vjetër sa kjo në foto “TR 9756 C”.

“Kjo targe eshte e sasise se crregjistruar ne sistem pas amnistise se pare, eshte targe e paligjshme per te qarkulluar, dhe si sistemi nese kontrolli rrugor i drejtohet ashtu edhe logjika e thjeshte ta thote se ska sesi nje BMW e ketij viti prodhimi te kete kete targe. Do ndalur e penalizuar direkt nga policia! Nese mund te dime zonen ku eshte fotografuar ose nje adrese ku ndodhet apo ku parkohet do ndihmonte ta denonconim tani urgjent”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

Më tej, drejtori i DPSHTRR replikon dhe me një komentuas, i cili e akuzon se reagimi ka ardhur vetëm apsi rasti është bërë publik. Gonxhja i përgjigjet duke thënë se janë 80 mijë targa të vjetra që nuk janë kthyer.

“Shteti vepron cdo moment, por kundravajtjet jane te shumta e te trasheguara! Jane mbi 80 mije targa te pakthyera, nga modeli i vjeter me flamur te kuq (disa seri te atij modeli) qe u crregjistruan vite me pare me sistem, duke i perjashtuar nga qarkullimi! Ka qe abuzojne me to, si rasti ne foto. Policia do e kapi, sot neser, do kapet, ndaj denoncimi ndihmon. Se keto postime nuk besoj se jane per shoë por per pikerisht per te adresuar rastin. Ta leme bla bla bla-ne e politiken e te merremi me thelbin”, shkruan Blendi Gonxhja, drejtor i DPSHTRR.

Zjarr Tv Ad