BMW-ja që hyri në market dhe plagosi një grua drejtohej nga një 16-vjeçar; sapo e kishte marrë nga lavazhi

0
243
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja lidhur me ngjarjen që për pak nuk pati pasoja fatale sot në Vlorë, në rrugën që të çon për te fugonat e Kaninës.

Drejtuesi i BMW X5 që humbi kontrollin dhe u fut në market ishte një 16-vjeçar që sapo e kishte marrë pa lejen e prindërve mjetin fuoristradë.

Jashtë marketit ndodhej një grua 37 vjeçe që po blinte ushqime dhe për pasojë është lënduar, por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, pasi ndodhet në Spitalin e Vlorës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Zjarr Tv Ad