Deputeti i PD në Elbasan Luçiano Boçi e ka rrëzuar tërë propagandën e Ramës dhe Fugës, rreth përfshirjes së tyre në megaskandalin e publikimit të listë pagesave për mbi 367 mijë qytetarëve.
Në postimin e tij në Facebook, Boçi ka treguar faktet, duke hedhur poshtë pretendimet e Fugës se ‘lista nuk ka dalë nga ne sepse i mungon rubrika ‘EMRI I PLOTË’, e cila dëshmon se nuk ka dalë më kotë.
Postimi i plotë i Luçiano Boçit:
Si tha Fuga, dmth RAMA?!
Që lista nuk ka dalë nga ne sepse i mungon rubrika EMRI I PLOTË.
Por fakti flet ndryshe.
Rubrika është aty (rrethuar me jeshile).
Kjo dëshmon që ka dalë nga qeveria, nga Fuga e RAMA.
Dhe nuk ka dalë kot!
Me ujin e listë-pagesave, që mbetet superskandal, duan të shuajnë zjarrin e inceneratorëve, megaskandalit që arrin deri tek Rama.