Boçi: Deputeti i PS zhduk dy katet pa leje

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “Iliria”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri Abazi.

Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?! Për njerëzit?! As mos e mendoni!

Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme. Pasi kishte hequr me shpejtesi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese.

Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm, disa pyetje lindin për Ramën:

Kush duhet të hyjë tani në burg?! Pse lejohet zhdukja e provave?! Kush ia dha lejen Abazit?! Po katet pa leje?! Po prokuroria ku është?!

Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij. Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë. Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë.

Zjarr Tv Ad