Boçi-grupimit ‘Alibeaj’: Baza përcakton kandidatët, bashkohuni! Në proces nuk përjashtojmë aleatët! Çupi: Ftesa për bashkim jo përmes tv

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në limitet e kohës, kur opozitarët duhet të nisin përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të bashkive, PD e drejtuar nga Berisha, përmes nënkryetarit Luçiano Boçi i kërkon grupimit Alibeaj t’i bashkohen primareve të inicuara prej tyre.

“Anëtarësia ka kërkuar që duhet të vendosin cili do të jetë përfaqësuesi I tyre, nuk janë deputetët apo drejtuesit politik. Deputetët e tjerë duhet t’i bashkohen vullnetit dhe votës së anëtarëve të PD, kj oështë karta e bisedimeve me ta. Bashkimi vjen nga baza, nga vullneti i anëtarëve të PD, mendimet ndryshe  nuk sjellin ndonjë ndryshim të madh në zgjedhjen e kandidatëve. Baza nuk mund të jetë peng I qëndrimeve subjective që mbajnë deputetët.” , thotë Boçi.

Por këtë thirrje deputetja e kampit “Alibeaj’, Dhurata Çupi, e konsideron të pasinqertë, pasi sipas saj, përzgjedhja e kandidatëve për qytetarin e parë, nuk duhet të jetë përjashtues.

“Që të bashkohemi duhet të vendosim një metodikë si do të futeni në zgjedhje. Të gjithëve t’i jepet e njëjta mundësi për të marrë pjesë në primare, jo një procedurë primaresh me tendencën për të mos I dhënë mundësi të gjithëve për të qenë konkurentë. Që ta bëjmë këtë, nuk duhet ta bëjmë para Tv, por duhet ta besojmë këtë. Asgjë nuk mund të deklarohet nga njëra palë, e të bëhet fakt për palën tjetër. Asnjë procedurë që bëhet fakt e i imponohet palës tjetër nuk është në shërbim të demokratëve. Është detyrë e drejtuesve për të bërë një hap”, përgjigjet për Report Tv deputetja.

Edhe pse ende nuk janë ulur në një tryezë, ftesën e Ilir Metës dhe partive të tjera opozitare, për të dalë me 1 kandidat, Luçiano Boçi e sheh si pranim të proçesit të primareve,  në të cilat, thotë për Report Tv nuk përjashtohen për të qenë pjesë, as anëtarësitë e tyre.

 “Deklaratat e Metës dhe aleatëve janë pranim i një procesi të iniciuar nga PD, pranim i primareve që domodoshmërisht të çon te konkludimi që fronti opozitar do të ketë një kandidat, jo vetëm në raport me PL por edhe partitë e tjera opozitare. Procesi I primareve do jetë një process që do përfshijë brenda tij edhe pjesë të anëtarësisë së aleatëe. Primaret kanë efektin e përbashkimit. Ajo që është pranuar nga partitë është që nuk do të kemi interference kandidatësh dhe copëzime sipas prirjeve të paragjykuara sipas zonave, por kandidatët më të mirë”, sqaron Boçi.

Edhe në këndvështrimin e deputetes Çupi, opozita duhet të ketë 1 kandidat.

“Duhet një kandidat që t’i kthejmë bashkitë qytetarëve”

Në pritje të dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve, nënkryetari i PD së Berishës Luçiano Boçi I bën thirrje Bajram begajt të qëndrojë mbi palët, e të ftojë të gjithë faktorët politikë për konsultime.

Zjarr Tv Ad