Boçi: Krimi buron nga politika, akademikët janë kapur prej tij

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit  dhe të Komisionit të ligjeve deputeti deputiti i PD Luçiano Boçi, akuzoi PS dhe Edi Ramën se po bëjnë gjithçka që të vonojnë dhe të bllokojnë vettingun në politikë iniciuar mga Partia Demokratike. Deputeti gjithashtu foli dhe per boten akademike e cila sipas tij është virusuar nga krimi politik

“Unë do të gjykoja se nëqoftëse ka një botë krahas shoqërisë civile që e ndjen më shumë ndikimin e krim-politikës në Shqipëri, nisur nga fakti se edhe vetë jam pjesë e saj, kjo është bota akademike.

Tashmë ju e dini shumë mirë, ne e dimë shumë mirë, të gjithë e dimë shumë mirë që krimi I veshur me veladonin e politikës a politika e pasur me atë agresivitetin e krimit, ka kapërcyer kangjellat e universiteteve, ka shpërthyer portat e universiteteve dhe ka marrë peng jo vetëm procesin e zgjedhjeve në Universitete, por edhe procesin e emërimeve në universitete. Ka kapur dhënien e doktoraturave, dhënien e titujve, me një formalizëm që të gjithë e pranojmë këtë dhunë politike dhe kriminale, madje dhe nuk bëzajnë.

Sot ja ku jemi në këtë kërkesë emergjente të shoqërisë shqiptare, sidomos të botës akademike për ta nxjerrë krimin nga politika dhe për ta moskriminalizuar politikën dhe inisiativa jonë është e qartë, e thjeshtë dhe pa ekuivok, kërkon që të bëhën ndryshime kushtetuese, për të bërë atë që shoqëria kërkon: Vettingun e politikës.

Zjarr Tv Ad