Boçi: Projekti i Ramës shkatërron Akademinë e Shkencave

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike është ndalur sot gjerë e gjatë te projektligji  i Akademisë së Shkencave. Përmes një postimi në “Facebook”, Boçi shkruan se Sasha duke iu referuar Skënder Gjinushit, dhe kryeministri Edi Rama po ndërrmarrnin një nismë për të shkatërruar Akademinë e Shkencave. Boçi, shprehet se Rama urdhëroi 15 deputetë që nuk e dinë  se ku ndodhen zyrat e Akademisë së Shkencave për të ndërmarrë nismën e  këtij projekti.

“SASHA DHE EDVINI BËJNË PROJEKTLIGJ PËR SKËNDERIN DHE EDIN
Kjo ka ndodhur me Ligjin për Akademinë e Shkencave.
Për ata që nuk e dinë SASHA ka qenë emri i parë sovjetik i SKËNDER GJINUSHIT, të cilin ai e ndërroi më vonë për ta kohëzuar e për të përballuar bllokadën imperialisto-revizioniste.
Këtë gjë kanë bërë dhe këto ditë me EDVININ e dikurshëm.
Kësaj rradhe jo me emrin, por me Ligjin. Madje nga drejtimi i kundërt.
Projektligjin perëndimor të Akademisë të prof. FUGËS e ndërruan në zyrën e Besës, me projektligjin SOVJETIK të qeverisë me në krye Skënderin, për të bërë kryetar Skënderin, ose Sashën e dikurshme.
Për këtë Rama urdhëroi 15 deputetë, shumica e të cilëve nuk ia dinë as selinë Akademisë, ta paraqesin me rrëmbim, me urgjencë projektligjin SOVJETIK të qeverisë në Kuvend.

Letrat e profesor Fugës dhe shqetësimin e tij legjitim, Rama as i lexoi dhe as i konsideroi, sepse fobia e tij për shkencën është e vërtetuar.
Jo vetëm kaq. Avancoi më shumë.
Akademinë dhe shkencën ai i konsideroi dhe i trajtoi si plaçkë politike.
Kërkon t’ia japë si “llokëm” një partie aleate, si shpërblim aleance.
Partisë Social Demokrate të Skënder Gjinushit.
Akademia ishte fortesa e fundit që kishte shpëtuar e ruante ende një lloj autonomie.
Por Edvini dhe Sasha gjetën mënyrën për ta pushtuar.
Tani Rama dhe Skënderi duan të blejnë vota dhe “si me shkencë”, me interesat e Akademisë së shkencave, duke përdhosur kështu përfundimisht misionin e saj.”-shkruan Boçi.

 

Zjarr Tv Ad