Boçi: Provokimi për shkarkimin e Metës – një çmenduri, Rama e ka humbur betejën

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Luçiano Boçi, i pyetur për zhvillimet e fundit politike, anullimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti,  refuzimin e kryeministrit dhe mundësinë se Edi Rama do të kërkojë shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Metës, në një intervistë për Koha jonë, është shprehur:

“Presidenti ka vepruar brenda kompetencave të tij kushtetuese.  Qartësimet që priten të dalin të hënën do të shpjegojnë për publikun, si arsyet e anullimit të 30 qershorit ashtu dhe bazën ligjore të një vendimi të tillë.

Qëndrimi i Ramës është në kufijtë e çmendurisë politike, i artikuluar për shkak të aromës së pushtetit të humbur. Në të nuk ka një fije arsye.

Presidenti po ushtron të drejtën e tij si garant i kushtetutës dhe si simbol i unitetit të popullit. Si i tillë, qëndrimi i Ramës instalon një konflikt institucional me përmasa apokaliptike për zinxhirin e hallkave shtetërore, që me gjasa nuk ka për të kaluar me pasoja. Njëkohësisht qëndrimi i tij është thirrje e hapur për konflikt civil

Nuk bëj habi sepse një Ramë dhe një maxhorancë që i bie në gjunjë krimit dhe e përdor atë për marrjen e mbajtjen e pushtetit, nuk e ka për asgje që t’i vendosë minat e të hedhë në erë themelet e shtetit e të shpallë de jure me shkarkimin e Presidentit, sepse de facto e ka bërë tashmë, sundimin e regjimit në Shqipëri.

Nën këtë skenar kobzi më pas, përplasja ekstreme eshte e paevitueshme. Rama kërkon ta shtyjë situatën në këtë pikë. Është e vetmja rrugëdalje pa dalje që ai ka në kokë dhe që i përshtatet me gjendjen e tij psiko-politike

Provokimi i shkarkimit të Metës, pas kësaj do ndezë një revoltë me përmasa të jashtezakonshme dhe nje destabilitet i cili do të japë efekte përtej vendit.

Kjo çmenduri duhet ndalur me çdo kusht. Në këtë pikë aktivizimi i faktorit ndërkombëtar për të frenuar arrivizmin pa fre për pushtet të Rilindjes është i domosdoshem dhe kam bindjen se eshte duke ndodhur.

Rama e ka humbur betejen, pavarësisht çdo akti perves politik që ai mund të ndërmarre në ditët në vazhdim

 

Zjarr Tv Ad