Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, shkruan në rrjete sociale se në Kosovë qeveria ka miratuar një paketë financiare për të ndihmuar qytetarët nga rritja e inflacionit, ndërsa në Shqipëri jo vetëm që rritet inflacioni dhe qeveria s’merr asnjë masë, por çmimet shpërthejnë përtej trendit ndërmombëtar.
Boçi shprehet se interesi ndaj qytetarit e biznesit nga qeveria në Shqipëri nuk ekziston.
Statusi i Luçiano Boçit:
Përgjegjshmëria e qeverisë në Kosovë, megjithëse shtet rishtar në raport me Shqipërinë, është e pakrahasueshme me atë në Shqipëri.
Kjo shihet në shumë fusha: Ekonomi, Bujqësi, Kulturë, Arsim, Biznes.
Interesi ndaj qytetarit e biznesit në Kosovë është maksimal.
Në Shqipëri ky interes nuk ekziston.
Vëtëm nisur nga sot, kjo gjë vërtetohet me dy realitete:
Ndërsa në Kosovë miratohet një pako financiare për të ndihmuar qytetarët nga rritja e inflacionit.
Në Shqipëri, jo vetëm rritet inflacioni, por shpërthejnë përtej trendit ndërkombëtar dhe çmimet.
#Shqipërianërrezik