Lidhur me sulmin e sotëm ndaj analistit Fatos Lubonja dhe sulmet e shtuara ndaj gazetarëve dhe medias vitet e fundit ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.
Përmes një postimi në Facebook, Boçi shprehet se, kryeministri Rama, që ai e quan delirant, ka kaluar në sulme verbale e fizike, shantazhime e kërcënime ndaj personave të veçantë, gazetarëve e intelektualëve që njihen për pavarësinë e tyre të menduarit dhe të shprehjes së mendimeve.
Në fund, ish deputeti ka edhe një mesazh për shqiptarët, të cilët i fton në protestën e nesërme të opozitës së bashkuar përballë kryeministrisë.
Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:
DELIRANTI QË KËRCËNON
Rama nuk ndalet në marrëzinë e tij për pushtet absolut.
Deliranti kryeministër përdor krimin, vjedh vota në mes të ditës, shkel Kushtetutën e çdo ligj që e pengon, abuzon me ekonominë e me shqiptarët, bën korrupsion.
Por nuk mjaftohet me kaq.
Ai kërkon me çdo kusht të shtypë cdo analizë, opinion apo mendim kritik që i del kundër.
Lufta me median, veçanërisht atë online nuk i mjafton.
Tashmë ka kaluar në sulme verbale e fizike, shantazhime e kërcënime ndaj personave të veçantë, gazetarëve e intelektualëve që njihen për pavarësinë e tyre të menduarit dhe të shprehjes së mendimeve.
Rastet e Pekës, Rakipit, Plasarit e të tjerë më parë, janë ndjekur nga kërcënimi i Fatos Lubonjës.
Këtu asgjë nuk është e rastit.
Mentaliteti kriminal i tij, nën delirin e madhështisë, e bën atë që të shohë çdo individ oponent si armik të pushtetit të tij.
Opozitën politike e qytetare e burgos, e gjuan me polic e me gaz.
Ndërsa opozitën intelektuale e shantazhon, e kërcënon me ekzistencën, me jetën e familjen që ajo të heshtë, të thyhet dhe të dorëzojë dinjitetin.
Dikujt i dërgon mesazhe kërcënimi të koduara me fjalimet i tij, siç bëri me Pekën. Dikujt i nis mesazhe anonime kërcënuese, sic bëri me Rakipin. Dikujt i çon manjakë FCB-je të blerë, siç bëri me Plasarin.
Ndërsa Lubonjës i dërgoi militantin e thekur të armatosur, për ta kërcënuar live.
Përgjigjen nga ta e ka marrë e do ta marrë.
Të mos harrojmë që është po i njëjti kryeministër që i çoi gangsterët Rektorit dhe banditët kryetarit të KQZ.
Siç ka bërë me kundërshtarë të tjerë politikë e apolitikë.
Marshimi i tij nga krimi në krim është i pandalshëm.
Në rrugëtimin e tij për pushtet, nga krimi zgjedhor ai kaloi në atë ekonomik, më pas në krimin social e mediatik. Sot krahas tyre bën krime dhe kundër personit.
Askush nuk duhet të presë që ai të ndalojë vetë.
Deliranti ordiner duhet ndalur me cdo kusht.
Nesër në 8 Korrik të vazhdojmë rrugën pa kthim për shkuljen e Delirantit ordiner!