Ish-deputeti demokrat, Gert Bogdani në një intervistë për Ora News u shpreh se Premtimi i Veliaj ka qenë 24 orë në muaj jo në ditë me këto që po shihet këto ditë.
Sipas tij, UKT-ja është një prej shpenzuesve më të mëdhenj të parave të qytetarëve të Tiranës dhe nuk dihet se ku hidhen dhe sa punime bëjnë.
Ai tha se shumë pra shkojnë edhe për rroga të njerëzve që i bëjnë fresk pushtetit dhe se përfundimi është se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë.
Bogdani: Premtimi i Veliaj ka qenë 24 orë në muaj jo në ditë me këto që po shohim këto ditë. Tirana e ka një problem shumë të rëndësishëm ujin dhe ka qenë premtim i Veliaj prej dy mandatesh. UKT-ja është një prej shpenzuesve më të mëdhenj të parave të qytetarëve të Tiranës dhe nuk dihet se ku hidhen dhe sa punime bëjnë. Shumë pra shkojnë edhe për rroga të njerëzve që i bëjnë fresk pushtetit. Përfundimi është se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë.
Ne themi se Tirana është kryeqyteti evropian i rinisë, por të rinjtë nuk kanë ujë për tu larë. Themi se u hapën negociatat ndërkohë që jemi më keq se vendet e botës së tretë. Uji i pijshëm është një çështje shumë e rëndësishme si në cilësinë e shërbimit ashtu edhe në sasinë që vjen. Çështja është se as ujë i pijshëm nuk është dhe qytetarët e blejnë atë.
Bogdani shtoi se Kopshti Zoologjik ka kushtuar në letër 6 milionë euro, ndërsa cilësia e punimeve aty nuk ka të bëjë fare me këto para.
Bogdani: Kopshti zoologjik ka kushtuar në letër 6 milionë euro, ndërsa cilësia e punimeve aty nuk ka të bëjë fare me këto para. Veliaj tha se me këtë kopësht do të vendoset një standard edhe në Ballkan. Në fakt aty kafshët janë me pakicë; një luan i ngordhur, një tigër vegjetarian dhe lopë e dele që i gjen kudo në lokalet e periferisë së Tiranës. Aty është një ambient me beton që nuk ka hije dhe plas nga dielli.