Boiken Abazi: Rama ka interes që përplasja Berisha-Basha të vazhdojë në PD

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Boiken Abazi

Njëherë pamë mbështetësit e Berishës që tentuan të marrin selinë e PD-së të blinduar nga brenda nga njerëzit e Bashës, por i ndali Policia me gaz lotsjellës dhe arrestime.

Pasi doli vendimi i gjykatës së shkallës së parë në favor të mbështetësve të Berishës dhe u hoqën portat e blinduara nga selia e PD-së, Alibeaj e çoi vendimin në apel dhe mori tani edhe mbështetje nga Ambasadorja e ShBA-së. Nuk është e vështirë të parashikojmë tani që apeli do vendosë në favor të Alibeajt/Bashës.

Por, pa porta të blinduara, rolet mund të ndërrojnë në seli pas vendimit të apelit. Nuk është e pamundur të përfytyrojmë mbështetësit e Berishës që e marrin selinë e PD-së fizikisht nga brenda dhe refuzojnë të largohen prej aty, siç nuk është e vështirë të përfytyrojmë mbështetësit e Bashës jashtë selisë, që thërrasin sërish policinë, por kësaj radhe për t’i nxjerr jashtë selisë njerëzit e Berishës.

Fatos Lubonja deklaroi së fundmi në një emision se Ramës nuk i intereson që Berisha të jetë sot kryetari i opozitës. Për këtë konkluzion, Lubonja dha si argument ndihmën dhe informacionet që Rama mund t’i ketë dhënë Departamentit të Shtetit që në mandatin e kaluar për ta shpallur Berishën non-grata. Nuk pajtohem me linjën e mendimit të Lubonjës.

Ramës mbase nuk i interesonte që ta kishte Berishën në krye të opozitës para se Berisha të shpallej non-grata. Tani që Berisha është shpallur non-grata, Ramës i intereson Berisha si kundërshtari kryesor opozitar, sepse kështu edhe mobilizon bazën e Partisë Socialiste, edhe e di paraprakisht se Berisha do ketë përballë jo vetëm PS-në por edhe Departamentin e Shtetit, si dhe mbështetësit e Bashës që me gjasë, përmes apelit, do ruajnë juridikisht të drejtat mbi PD-në.

Rama ka interes që përplasja Berisha-Basha të vazhdojë në PD, gjë që e dobëson opozitën në përgjithësi, siç ka interes në veçanti që Berisha të mbetet figura kryesore opozitare përgjatë kësaj përplasjeje.

E teksa kjo luftë politike i ka të gjitha gjasat të vazhdojë deri në zgjedhjet e arshshme parlamentare, ajo e mban në lojë të gjithë kastën e vjetër politike në Shqipëri, në frymën ndrysho gjithçka për të mos ndryshuar asgjë.

Zjarr Tv Ad