Boja ndaj Ramës, Garda dhe Policia: Procedim ndaj Palokës

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gardës e Republikës dhe Policia e Shtetit reagojnë lidhur me incidentin e shënuar në seancën e sotme parlamentare, ku deputeti demokrat Edi Paloka, qëlloi me bojë Kryeministrin Edi Rama.

Në qëndrim thuhet se sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

“Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, thuhet në deklaratë.

Pak pas ngjarjes Partia Demokratike sqaroi arsyen se pse deputeti demokrat qëlloi me bojë Kryeministrin, duke thënë se “Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”

Zjarr Tv Ad